Partnerët tanë

Besim. Rritje. Rezultate.

Hotele dhe prona luksoze nga Shqipëria dhe Kosova që na besojnë menaxhimin e të ardhurave, prezencës digjitale dhe rritjes së tyre afatgjate.

Partneriteete zyrtare me platformat lider

Booking.com
Partner — optimizim listimi, çmimesh dhe rangimi
Expedia
Distribucion global në grupin Expedia (Hotels.com, Vrbo)
Buki.al
Integrim me platformën lokale lider në Shqipëri
Airbnb
Menaxhim profesional i pronave dhe eksperiencave
Portofoli

Hotelet që rriten bashkë me ne

Hotel Gjakova
01Mikpritje bregdetare

Hotel Gjakova

Shëngjin, Shqipëri

"Një bashkëpunim që ndërthur mikpritjen autentike me menaxhim profesional të të ardhurave."

Hotel Gjakova në Shëngjin është një nga partnerët tanë të vlefshëm, ku kemi punuar krah për krah për të rritur prezencën online dhe për të optimizuar performancën në kanalet kryesore të rezervimit. Një strukturë që kombinon mikpritjen tradicionale me një vizion modern për turizmin bregdetar.

Vila Venezia
02Elegancë & dizajn

Vila Venezia

Shëngjin, Shqipëri

"Një destinacion që reflekton elegancë, stil dhe përkushtim në çdo detaj."

Vila Venezia është një nga bizneset më të bukura dhe më të kuruara që kemi pasur kënaqësinë të bashkëpunojmë. Nga ambientet e dizajnuara me finesë, te standardi i lartë i shërbimit, gjithçka është menduar për të ofruar rehati dhe cilësi maksimale. Jemi krenarë që kemi Vila Venezia si partner dhe që kontribuojmë së bashku në sjelljen e një eksperience të paharrueshme për çdo klient.

Hotel MiraMar
03Rritje konstante

Hotel MiraMar

Shëngjin, Shqipëri

"Një strukturë që punon me zemër dhe kujdeset për çdo detaj."

Është vërtet kënaqësi të bashkëpunojmë me Hotel MiraMar — një strukturë që nuk ofron thjesht qëndrim, por krijon eksperienca që mbahen mend. Çdo ditë po rritemi bashkë, me më shumë vizibilitet dhe më shumë klientë të kënaqur. Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin — është shumë e vlefshme për ne.

Hotel Kanione
04Natyrë & qetësi

Hotel Kanione

Shëngjin, Shqipëri

"Disa bashkëpunime nuk janë thjesht marrëveshje — janë përputhje vizioni."

Në Çorovodë të Skraparit, mbi madhështinë e Kanioneve të Osumit, Hotel Kanione ofron një përjetim që shkon përtej një qëndrimi të zakonshëm. Qetësia, pamjet dhe energjia e zonës krijojnë një ekuilibër perfekt mes aventurës dhe relaksit. Një vend që nuk të largohet nga mendja, sepse një pjesë e jotja mbetet gjithmonë aty. Krenarë për partneritetin tonë me Hotel Kanione.

MSG Suites
05Menaxhuar nga Preci

MSG Suites

Sarandë, Shqipëri

"Destinacioni ideal për një qëndrim perfekt pranë detit — menaxhuar me kujdes."

MSG Suites në Sarandë është një projekt i menaxhuar drejtpërdrejt nga Preci Revenue Partners. Nga ambientet moderne tek mikpritja e dedikuar, çdo detaj është menduar për t'u ofruar mysafirëve komoditet maksimal. Një eksperiencë pa stres dhe me cilësi të garantuar — që pasqyron standardet tona të menaxhimit.

Hotel Bar Restorant Ylli
06Mikpritje autentike

Hotel Bar Restorant Ylli

Shëngjin, Shqipëri

"Pushimi, ushqimi i mirë dhe atmosfera e ngrohtë bashkohen për një eksperiencë të veçantë."

Krenarë për bashkëpunimin tonë me një partner të vlefshëm — Hotel Bar Restorant Ylli. Prej kohësh kemi kënaqësinë të punojmë së bashku për të rritur prezencën e tyre online dhe për të sjellë sa më shumë vizitorë që zbulojnë mikpritjen dhe shërbimin që ofron ky hotel. Nëse jeni duke vizituar Shëngjinin, mos humbisni mundësinë ta zbuloni nga afër këtë vend të mrekullueshëm.

Hotel Erald
07Standarde evropiane

Hotel Erald

Peshkopi, Shqipëri

"Investim bashkëkohor dhe madhështor — vetëm 20m nga llixhat termale."

Një falënderim i veçantë për Hotel Erald në Peshkopi për besimin e treguar. Një investim bashkëkohor i ndërtuar me standarde evropiane, që sjell një nivel të ri cilësie dhe komoditeti. Hoteli kombinon ambientet moderne me ushqimin tradicional autentik, i pozicionuar vetëm 20 metra nga llixhat me ujëra termale të njohura për vetitë e tyre kurative ndër më të mirat në Shqipëri.

Trevi Hotel & Restaurant
083+ vite partneritet

Trevi Hotel & Restaurant

Shëngjin, Shqipëri

"Tre vite besim, përkushtim dhe rritje së bashku."

Bashkëpunimi ynë me Trevi Hotel & Restaurant është një shembull i bukur i asaj që ndodh kur besimi, përkushtimi dhe vizioni i përbashkët bashkohen. Prej më shumë se tre vitesh kemi punuar krah për krah për të ndërtuar një prezencë sa më profesionale në Booking.com, duke optimizuar listimet, duke përmirësuar prezantimin e hotelit dhe duke sjellë gjithmonë më shumë vizitorë. Për ne nuk është thjesht një bashkëpunim biznesi — është një partneritet i ndërtuar mbi besim dhe rezultate.

Bëhu pjesë e portofolit tonë

Çdo partneritet fillon me një bisedë. Le të diskutojmë si mund t'a pozicionojmë pronën tuaj në nivelin që meriton.